SPAK ka sekuestruar pasuritë e Nikolla Hafësllarit dhe të lidhurit me të,
Erjol Mekshi, të dy të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Ndër pasuritë e sekuestruara janë dy garazhe, një automjet “Audi” dhe dy apartamente në Tiranë.
Vendimi u mor nga Gjykata e Posaçme e Apelit pas ankimit të Prokurorisë, ndërsa për ekzekutimin janë ngarkuar policia gjyqësore dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara. Administratorët e agjencisë do të menaxhojnë përdorimin dhe administrimin e pasurive të sekuestruara.
