Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe..(EMRI)



Në moshën 88-vjeçare ka ndërruar jetë në Durrës Muho Asllani, ish-funksionar i lartë i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe anëtar i Byrosë Politike.

Asllani ka qenë një bashkëpunëtor i njohur i diktatorit Enver Hoxha dhe më pas i Ramiz Alisë, duke mbajtur poste të rëndësishme në hierarkinë e PPSH-së gjatë viteve ’80. Pas rënies së regjimit, ai nuk kërkoi kurrë ndjesë për shërbimin e tij në sistemin komunist.

I lindur në Bërdicë të Shkodrës, Asllani përfundoi arsimin bazë dhe më pas u diplomua në Institutin Bujqësor në vitin 1964.

Ai ka mbajtur poste të shumta, përfshirë Sekretar i Parë i Komiteteve të Partisë në Mat, Kukës, Burrel dhe Shkodër, zëvendësministër i Bujqësisë dhe më vonë Sekretar i Parë në Durrës, detyrë nga e cila u shkarkua në vitin 1991, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë politike të Shqipërisë.

Politics