Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës/ Nga apartamentet te bizneset, i dyshuari nën hetim për..(detaje)



Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe familjarëve të tij, të

cilët po hetohen për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Hetimet, pjesë e procedimit penal nr. 25/2023, zbuluan një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme me origjinë të dyshuar të pajustifikuar, përfshirë truall, bodrum, njësi shërbimi, apartamente dhe ndërtesa.

Lista e pasurive të sekuestruara përfshin një truall 1600 m², bodrum 841.75 m², disa njësi shërbimi 36–324 m², dy apartamente në emër të shoqërisë “F” shpk dhe një ndërtesë 115 m². Prokuroria njofton se hetimet vijojnë për të verifikuar burimin e pasurive dhe lidhjet e mundshme të familjes me aktivitet kriminal, ndërsa pasuritë e sekuestruara do të mbahen në dispozicion të drejtësisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics