E rëndë në Shijak, gjendet i pajetë një 61-vjeçar, dyshimet e para



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, pasi një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Çizmeli.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi me iniciale T.B., ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, ndërsa nuk janë gjetur shenja dhune.

“U gjet trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics