Ajo u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë fëmijët, të cilët janë më të prirur për përdorimin e sheqerit.
“Sheqeri i bardhë është vrasës i heshtur i trurit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sistemin nervor.
Mund të shkaktojnë probleme të demencës dhe alzhaimer. Që tek fëmijët duhet ti kontrollojmë. Edhe pijet me gaz dhe ëmbëlsirat duhet të kufizohen. Edhe yndyrnat shtazore, bllokojnë funksionimin e trurit me gjak.
Një dite e kontrolluar nga yndyrat shtazore dhe sheqeri, do të ishte e shëndetshme për trupin tonë”, tha mjekja.
Mjekja më tej apeloi që duhet një kontroll i mirë për fëmijët nga prindërit, për të shmangur përdorimin e fast food-eve, patatinave apo ëmbëlsirave në markete, të cilat zënë një vend të posaçëm nëpër rafte dhe sipas Ferollarit, marketohen fuqishëm.