Dalin detaje të reja për sezonin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.
Shtëpia do të rikthehet totalisht e transformuar, me koncept të ri që synon të vështirësojë lojën dhe të pengojë krijimin e grupeve.Priten ndryshime edhe në strukturën e formatit, të cilat do të zbulohen së shpejti.
Përflitet reduktim i konkurrentëve në 14, por pa konfirmim zyrtar.Produksioni mban “asin nën mëngë”: një personazh misterioz që mendohet të sjellë dinamika të forta.Emrat e opinionistëve mbeten të panjohur, ndërsa moderimi pritet t’i rikthehet Ledion Liços.
