Një ngjarje e rëndë është raportuar në Palermo të Italisë, ku një grua 78-vjeçare dhe vajza e saj 47-vjeçare me aftësi të kufizuara janë gjetur të pajeta në banesën e tyre.
Sipas autoriteteve italiane, e moshuara kishte mbetur e vetme në kujdesjen e të bijës pas vdekjes së bashkëshortit, çka e kishte rënduar ndjeshëm gjendjen e saj emocionale.
Hetuesit dyshojnë se situata e vështirë e ka çuar gruan drejt një vendimi ekstrem, teksa ajo kishte shprehur frikë se vajza do të mbetej pa askënd në rast se ajo nuk do të ishte më. Ngjarja u zbulua nga një fqinj që njoftoi policinë, ndërsa autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat.
