SHBA i ka dhënë Evropës afat deri në vitin 2027 për të marrë përsipër pjesën kryesore të mbrojtjes konvencionale të NATO-s.
Kërkesa ka shkaktuar shqetësim në kryeqytetet evropiane, të cilat e konsiderojnë afatin jorealist.Pentagoni kërkon që Evropa të mbajë më shumë peshë në kapacitete ushtarake, nga inteligjenca deri te sistemet raketore.
Zyrtarë amerikanë dhe evropianë shprehin paqartësi mbi mënyrën e matjes së progresit dhe nëse afati reflekton politikën e administratës Trump.Evropa argumenton se mungesa e financave, kohës dhe kapaciteteve industriale e bën sfidë të paarritshme marrjen e rolit amerikan brenda pak vitesh.
SHBA zotëron aftësi të avancuara të inteligjencës dhe mbështetjes ushtarake që Evropa nuk mund t’i zëvendësojë lehtësisht.NATO thotë se aleatët evropianë tashmë kanë filluar të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit.
Trump ka luhatur në qëndrimet e tij ndaj Aleancës, nga kritika ndaj evropianëve deri te përgëzimi për rritjen e buxheteve të mbrojtjes.
Zyrtarët amerikanë theksojnë se Evropa duhet të marrë përgjegjësinë e mbrojtjes së kontinentit me më shumë vendosmëri.
