Një alarm i kuq u aktivizua këtë mëngjes në Aeroportin Heathrow në Londër, pasi Terminali 3 u izolua për shkak të një incidenti në parkingun shumëkatësh.
Sipas informacioneve paraprake, disa persona sulmuan udhëtarët me sprej piper dhe u larguan menjëherë nga vendi. Policia arrestoi një person të dyshuar, ndërsa ngjarja shkaktoi kaos në transportin ajror dhe tokësor, duke mbyllur tunelet e aeroportit, linjat e metrosë dhe autostradën M4.
Heathrow njoftoi se situata është ende në zhvillim, ndërsa priten detaje të tjera nga autoritetet.
