Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në lagjen Kombinat, Berat.
I plagosur ka mbetur Fabiel Xhindi (Toska), 37 vjeç.Dyshohet se u qëllua pas një debati verbal me persona të tjerë.Autori është ende i paidentifikuar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Xhindi refuzon të bashkëpunojë me policinë.
Ai njihet si person i përfshirë në aktivitet të narko-trafikut në Gjermani dhe Belgjikë.Sapo ishte kthyer në Shqipëri pas 10 ditësh jashtë vendit.Viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia dhe Prokuroria kanë ngritur grup hetimor dhe vijojnë hetimet.
