RREGULLAT/ Derbi Tirana-Partizani, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen



Policia e Tiranës ka njoftuar masa të forta sigurie për ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit, që zhvillohet sot në “Arenën Kombëtare”.

Duke nisur nga ora 16:00, disa segmente kryesore rrugore rreth stadiumit do të jenë të bllokuara, ndërsa për tifozeritë janë caktuar rrugëkalime të veçanta për të shmangur përplasjet. Para hyrjes në stadium do të kryhen kontrolle të imta për sende të ndaluara, dhe hyrja do të lejohet vetëm me dokument identifikimi.

Fëmijët nën 16 vjeç mund të futen vetëm të shoqëruar nga prindi, ndërsa tifozët e evidentuar si problematikë nuk do të lejohen. Policia u kërkon qytetarëve dhe tifozëve të bashkëpunojnë për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe shmangien e trafikut në zonë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics