Taulant Toma, shqiptari 41-vjeçar i njohur për aftësinë për t’u arratisur, ka dalë sërish nga burgu i sigurisë maksimale në Opera të Milanos, duke shënuar arratisjen e tij të katërt. Alarmi u dha në orën 08:00, kur oficerët nuk e gjetën në qeli.
Sipas hetimeve paraprake, Toma dyshohet se preu hekurat e dritares, kaloi në oborr dhe u zhduk pasi u ngjit mbi murin perimetral. Policia po analizion pamjet e sigurisë dhe po kontrollon zonën përreth.
I dënuar deri në vitin 2048 për grabitje dhe vepra të tjera, Toma ka një histori të gjatë arratisjesh në Itali dhe Belgjikë dhe konsiderohet i rrezikshëm nga autoritetet.
