SPAK ka zyrtarizuar akuzat dhe ka dorëzuar në gjykatë një listë prej 27 të pandehurish, të cilët dyshohen si pjesëtarë të disa grupeve kriminale të zbuluara përmes komunikimeve në Sky ECC.
Në dosje përfshihen emra të njohur si Arben Ndoka, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj disa personave, dhe Ervis Martinaj, i paditur me 13 akuza për planifikime vrasjesh të kundërshtarëve. Po ashtu, Durim Bami akuzohet për urdhërimin e vrasjeve të tjera të mbetura në tentativë.
SPAK thotë se ka zbardhur atentatin me telekomandë ndaj Preng Gjinit dhe disa raste të tjera të rënda kriminale, ndërsa në listën e të pandehurve janë edhe ish-zyrtarë policie dhe persona të përfshirë në trafik droge drejt Bashkimit Europian.
