U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari që u qëllua me armë zjarri! Refuzon të tregojë në polici



Një 37-vjeçar nga Berati, Fabiel Xhindi, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës dhe është paraqitur në spital i shoqëruar nga një mik.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti në lagjen “Kombinat”, ku Xhindi është përplasur me disa persona që udhëtonin me makinë. Viktima nuk ka dhënë detaje për incidentin, ndërsa policia konfirmon se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e konfliktit dhe identifikimin e autorëve.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics