VIDEO/ Aksident tronditës, makina fluturon në ajër për disa metra si të ishte avion…



Debutuesi Pepe Marti bëri disa rrotullime në ajër përpara se të rrëzohej në asfalt, duke shkaktuar menjëherë një flamur të kuq dhe një ndërprerje disa-minutëshe të garës.

Jake Dennis fitoi garën hapëse të Formulës E në Sao Paulo, por fitorja e tij u eklipsua nga një aksident tronditës ku përfshihej debutuesi Pepe Marti. Vetëm pak xhiro para përfundimit, Marti u përplas me dy makina me shpejtësi të lartë, u ngrit në ajër ajër dhe u rrotullua disa herë para se të përplasej në tokë sërish, duke shkaktuar menjëherë një flamur të kuq dhe një ndërprerje disaminutëshe të garës.

Spanjolli për fat të mirë nuk u lëndua, por imazhet shkaktuan tronditje dhe sollën përsëri çështjen e sigurisë në pistën e Sao Paulos, ku për të dytin vit radhazi një makinë u përmbys.

Vetëm 12 pilotë e përfunduan garën, e cila përfundoi me një xhiro pas makinës së sigurisë dhe një xhiro të fundit sprinti. Oliver Rowland dhe Nick Cassidy u ngjitën në podium.

Politics