Grabitjet e shtëpive të barit në Angli janë kthyer në një fenomen pothuajse të përditshëm, shumica në pronësi të shqiptarëve.
Të rinj të armatosur, kryesisht me ngjyrë, paguajnë deri në £5000 për informacion mbi vendndodhjen e këtyre fermave të kanabisit dhe më pas tentojnë t’i grabisin. Një shqiptar, Mario Canaj, 39 vjeç, nga Coventry, u dënua me 14 vite burg pasi u përpoq të hynte me forcë në një prej këtyre shtëpive në Hallwicks Road, në mars 2021, ku shpërthyen të shtëna dhe një përleshje e dhunshme. Ai u shpall fajtor për komplot për prodhim kanabisi, posedim arme zjarri dhe kanosje.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Policia britanike thotë se çështja kërkoi gati pesë vite hetime, me bashkëpunim të disa njësive dhe mbledhje provash të vështira. Tre persona të tjerë, përfshirë shqiptarin Gezim Brahimaj, ishin dënuar më herët në lidhje me incidentin. Rreshterja detektive Jo Goodson deklaroi se dhuna e asaj nate ishte “tronditëse” dhe se ky vendim gjyqësor është një mesazh i qartë se krimi i organizuar dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohen në Bedfordshire.
