Deputeti demokrat Edi Paloka, i ftuar në “Kjo Javë”, deklaroi se shpesh nuk është dëgjuar brenda Partisë Demokratike, madje edhe nga Sali Berisha.
Ai theksoi se ka qenë gjithmonë pro listave të hapura dhe se një model i tillë do të ishte zgjidhje për PD-në dhe opozitën. Paloka pranoi se brenda partisë ka probleme organizative, mungesë strukturash dhe vështirësi deri në gjetjen e numëruesve në disa zona, duke theksuar nevojën për riorganizim dhe ndryshim sjelljeje ndaj qeverisë Rama, të cilën ai e cilësoi “narko-shtet” dhe “diktaturë”.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Paloka u shpreh se ndonëse situata e brendshme në PD nuk është pozitive, zhvillimet politike ndërkombëtare po lëvizin në favor të opozitës. Ai përmendi një rezolutë të organizatës më të fuqishme të partive të qendrës së djathtë në Europë, e cila, sipas tij, dënon qeverinë shqiptare dhe mbështet pretendimet e opozitës për zgjedhje të manipuluara. “Rama mund të ketë futur disa në thes, por jo të gjithë,” tha Paloka, duke nënvizuar se linja ndërkombëtare ndaj qeverisë nuk është aq e favorshme sa mendohej.
