Një oficer policie në Greqi u arrestua pasi një 12-vjeçar e akuzoi për dhunë gjatë një kontrolli. I mituri dhe nëna e tij paraqitën kallëzim, u hap hetimi dhe fëmija iu nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor.
Ai identifikoi një nga 15 oficerët, megjithëse rezultoi se polici ishte në turn të natës, jo në orarin e incidentit.Hetimi paraprak, deklaratat e fqinjëve dhe të shokëve të fëmijës nuk gjetën prova që të vërtetonin përdorimin e dhunës. Pavarësisht kësaj, ndaj oficerit u ngrit akuzë për plagosje të një personi të pambrojtur dhe çështja mbetet nën shqyrtim të autoriteteve greke.
