Një shqiptar është dënuar me 36 muaj burg në Belgjikë pasi gjurmët e ADN-së së tij u gjetën në një elektrik dore të lënë në vendngjarje gjatë një vjedhjeje të dhunshme në vitin 2020 në Grimbergen.
Viktima u sulmua nga dy persona pasi zbriti për të parë zhurmën e xhamit të thyer, ndërsa autorët u arratisën duke lënë pas provën që i identifikoi.
I dënuari ishte shpallur në kërkim dhe ishte gjykuar në mungesë në vitin 2021, por u kap vite më vonë dhe mohoi përfshirjen në krim, duke thënë se nuk e dinte si kishte përfunduar ADN-ja e tij në elektrik. Megjithë pretendimet e tij, gjykata konfirmoi dënimin prej 36 muajsh burg.
