Një studim i ISHP tregon se megjithëse shumica e fëmijëve shqiptarë konsumojnë mëngjes para shkollës, rreth 25% e anashkalojnë këtë vakt të rëndësishëm.
Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e mëngjesit rrit rrezikun e mbipeshës dhe obezitetit, ndërsa raporti e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në Europë për konsum të fruta-perimeve nga fëmijët.
Specialistët theksojnë se ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe kufizimi i kohës para ekraneve janë kyçe për të frenuar obezitetin, që po kthehet në sfidë globale. Sipas të dhënave, 1 në 10 fëmijë të moshës 5–19 vjeç jeton me obezitet dhe përballet me rreziqe të rënda për shëndetin, përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri.
