Tenistja franceze Océane Dodin, dikur ndër emrat më premtues të sportit, ka marrë një vendim të ri profesional që ka tërhequr vëmendje të madhe.
Pas dëmtimeve të njëpasnjëshme që e larguan për nëntë muaj dhe e zbritën në vendin 744 të WTA, 29-vjeçarja ka hapur një profil në platformën OnlyFans, hap që sipas mediave mund t’i sjellë të ardhura më të larta se karriera e saj sportive.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Dodin ka fituar rreth 2.1 milionë paund gjatë 14 viteve në tenis dhe synon të vazhdojë rikthimin në fushë pas periudhës së rehabilitimit. Ajo deklaroi se procesi i rikuperimit i dha mundësi edhe për disa ndryshime personale, ndërsa objektivi mbetet rikthimi gradual në nivelet e larta të sportit gjatë vitit të ardhshëm.
