Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke vërtetuar vendimin e PZAP të datës 30 nëntor 2025.
Ankesa e VV-së lidhej me ndryshimet e bëra nga Paneli në vendimin e KQZ-së për organizimin e qendrave të votimit jashtë Kosovës.Me vendimin e ri, PZAP pranoi ankesën e LDK-së dhe ndryshoi listën e qendrave të votimit, duke përcaktuar që votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 të kryhet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës ose në hapësirat e tyre.
