JO më azil për shqiptarët! Këshilli i Bashkimit Europian merr VENDIMIN



Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që Kosova të futet në listën e vendeve të sigurta, duke nënkuptuar se qytetarët kosovarë nuk do të mund të përfitojnë më azil në BE, përveç rasteve të jashtëzakonshme.

Në këtë listë u përfshinë edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia, ndërsa tani pritet dakordimi përfundimtar me Parlamentin Evropian.

Sipas BE-së, aplikimet nga vendet e sigurta do të trajtohen me procedura të përshpejtuara dhe shumica e kërkesave do të refuzohen, duke sjellë kthimin e menjëhershëm të aplikantëve. Pas rritjes së kërkesave për azil nga kosovarët në 2024, BE thekson se këto vende “sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme” dhe nuk paraqesin rrezik për përndjekje.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics