Një studim me 3.600 shoferë nga 18 vende zbulon se drejtuesit nën 25 vjeç konsiderohen grupmosha më e rrezikshme në timon.
Në Francë këtë e besojnë 68% e të anketuarve, në Australi 90% dhe në Britani 88%. Sipas studiuesve, perceptimet ndaj të rinjve shpesh lidhen me stereotipe dhe jo domosdoshmërisht me statistika reale.
Ndërkohë, shoferët 35–44 vjeç vlerësohen si më të sigurt, me 49% të francezëve që preferojnë të udhëtojnë me këtë grupmoshë. Për drejtuesit mbi 75 vjeç mendimet ndryshojnë: shumë besojnë se ngasin ngadalë, ndërsa vendet e Evropës kanë qëndrime të ndryshme për moshën kur duhet ndalur drejtimi – nga 70 vjeç në Hungari deri pas 80 vjeç në Itali.
