Gjermania ka ngritur alarmin për rritjen e sulmeve hibride nga Rusia, që përfshijnë dronë, sabotim, zjarrvënie, sulme kibernetike dhe dezinformim.
Zyrtarët e inteligjencës dhe sigurisë deklarojnë se situata është përshkallëzuar ndjeshëm dhe demokracia gjermane po vihet nën presion të brendshëm dhe të jashtëm.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Si përgjigje, qeveria ka vendosur t’i japë Bundeswehrit autorizim për të rrëzuar dronë në territorin gjerman, ndërsa policia po krijon njësi të reja dronësh. Ministri i Brendshëm paralajmëroi se Gjermania do të forcojë kundërpërgjigjen ndaj sulmeve kibernetike, duke theksuar se vendi “di të mbrohet dhe të godasë kur është e nevojshme”.
