Avokati Spartak Ngjela ka bërë një koment të fortë në rrjetet sociale, ku deklaron se në Ballkan mund të dalin dy shtete të reja shqiptare të pavarura.
Sipas tij, pavarësisht reagimeve të fqinjëve si Serbia dhe Greqia, këto zhvillime nuk mund të ndalohen, pasi – siç shprehet ai – shqiptarët sot gëzojnë një pozicion të fortë në rajon. Ngjela thekson se aleanca e Shqipërisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara mbetet vendimtare dhe se çështja shqiptare është në fokusin e politikës amerikane dhe europiane.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ngjela deklaron se shqiptaria është “superioritet ballkanik” dhe se historia po ecën drejt konsolidimit të territoreve shqiptare, duke përmendur si shembull pavarësinë e Kosovës. Ai shkruan se në të ardhmen mund të formohet një federatë shqiptare me katër njësi: Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke pretenduar se kjo është një drejtim që e kërkon dinamika e re politike ndërkombëtare. Komentet e tij kanë ngjallur reagime të shumta për shkak të natyrës së tyre politike dhe rajonale.
