Highway 10 në Arabinë Saudite mban rekordin Guinness si rruga më e drejtë në botë.
Autostrada është 1,480 km e gjatë, por rekordin e vendos segmenti prej 240 kilometrash pa asnjë kthesë apo pjerrësi, që lidh zonën e Haradh me Highway 95 përmes shkretëtirës saudite.
Kjo pjesë e autostradës, e ndërtuar fillimisht si rrugë private për Mbretin Fahd, konsiderohet një nga traseve më monotone në botë, pasi drejtuesit mund të udhëtojnë për rreth dy orë pa lëvizur timonin majtas apo djathtas.
