Shishe plastike në gomat e makinës, truku më modern i grabitësve, ja si duhet të mbrohen shoferët



Një shishe plastike uji po shndërrohet në një nga mjetet më të përdorura të vjedhjes së makinave në Evropë.

Bandat po braktisin metodat elektronike dhe po përdorin kurthe të thjeshta, duke e vendosur shishen mes rrotës së pasme dhe harkut të gomës. Kur shoferi nis makinën, shishja shtypet dhe krijon një zhurmë të fortë, duke e detyruar drejtuesin të zbresë për të kontrolluar çfarë ndodhi.

⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në atë moment, grabitësit hyjnë në makinë dhe largohen, pasi shumica e njerëzve në nxitim e sipër lënë çelësat në kontakt. Dhjetëra raste janë raportuar në disa vende të Evropës, ndërsa policia paralajmëron qytetarët të kontrollojnë zonën rreth rrotave para se të futen në automjet. Nëse vëreni një shishe të vendosur qëllimisht, rekomandohet të njoftoni menjëherë policinë, pasi autorët zakonisht ndodhen shumë afër.

⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics