Mjeku me urdhër të prerë: Personat që pijnë kafe me stomakun bosh, urgjent duhet ta dëgjojnë këtë



Vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë: jo vetëm që është një kënaqësi e përditshme, por sipas studimeve, ajo ka edhe përfitime të rëndësishme për trurin, lëkurën dhe trupin.

Një nga arsyet më kryesore është se kafeja është e pasur me antioksidantë. Sipas një studimi të vitit 2005 nga Universiteti i Scranton në SHBA, kafeja është burimi më i madh i antioksidantëve për shumë njerëz, duke ndihmuar në luftimin e radikaleve të lira dhe ngadalësimin e procesit të plakjes. Këta antioksidantë mbrojnë qelizat, përmirësojnë elasticitetin e lëkurës dhe ndihmojnë trurin të qëndrojë më i mprehtë, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve degjenerative.

Përveç kësaj, ekspertët theksojnë edhe katër arsye të tjera të rëndësishme pse duhet pirë kafe me moderim: ajo rrit fokusin dhe kujtesën, përshpejton metabolizmin duke ndihmuar në djegien e kalorive, përmirëson performancën fizike falë stimulimit të sistemit nervor, dhe ul rrezikun e disa sëmundjeve si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e mëlçisë. Kombinimi i këtyre efekteve e kthen kafen në një nga zakonet më të dobishme të përditshmërisë, për sa kohë konsumohet në mënyrë të balancuar.

Politics