Shumë ngjitës dhe më agresiv, cfarë është Virusi që po alarmon Europën, Shqipëria e favorizuar..

Varianti K i virusit të gripit i cili ka alarmuar shumë vende të botës, ende nuk është të identifikuar në Shqipëri. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se zyrtarisht kemi hyrë sezonin e gripit, por Laboratori i Virologjisë deri tani ka kapur raste me nëntipin Ah1n1 dhe Ah3n2.

Ky i fundit jo vetëm është më agresiv por këtë dimër vjen I ndryshuar gjenetikisht duke sjellë me vete edhe nëntipin K. Sipas komiteteve shkencore në botë, ky variant është shumë ngjitës dhe pritet të rëndojë situatën nga shtrimet në spitale.

LEXO LAJMIN E PLOTË PËR 18

Autoritet shëndetësore botërore, OBSH dhe ECDC tashmë kanë pranuar efikasitetin e ulet të vaksinës së gripit ndaj këtij mutacioni I cili ka qarkullim të lartë në të gjithë Europën. Megjthatw specialistwt e ISHP-sw deklarojnë se nuk ka vend për panik dhe se Shqipëria ndryshe nga Britania e Madhe, Gjermania apo shtete te tjera ka klimë tjetër gjë që favorizon ne uljen e ashpërsisw sw gripit dhe këtij mutacioni.

Organizata Europiane Shëndetësore ka paralajmëruar se qarkullimi i lartë i nënvariantit “ K” pritet të përshpejtoje pikun e infektimeve nga gripi si dhe të rrisë shtrikmet nëspitale. ECDC ka bërë thirrje për kryerjen e vaksinës së gripit e cila në shtamin e saj përmban variantin Ah3n2 nga i cili ka dalë mutacioni “K”.