Qeveria ka miratuar strukturën e re organizative dhe nivelet e përditësuara të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Vendimi parashikon që paga bazë, shtesa për vjetërsi në punë dhe shtesa e kualifikimit të jenë të njëjta me ato që zbatohen në administratën e përgjithshme shtetërore, duke synuar unifikimin dhe rritjen e standardeve të trajtimit financiar.
Sipas vendimit, për disa pozicione janë parashikuar edhe shtesa të veçanta për kus see të veçanta pune dhe përgjegjësi. Titullari i institucionit do të përfitojë 150 mijë lekë shtesë mujore, drejtorët e disa drejtorive 40 mijë lekë, shefat e sektorëve 35–50 mijë lekë dhe specialistët 30 mijë lekë. Efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.
