“Parashqevi Simakun e kisha shoqe në konvikt, harronte që ishte artiste”, aktorja Marjanaku: Situatën e saj e shfrytëzuan



E ftuara në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, aktorja Mimoza Marjanaku, ka rrëfyer për sfidat e jetës, emigrimin dhe mallin për familjen, duke ndarë edhe kujtime nga vitet e studimit. Ajo tregoi se ka jetuar në të njëjtën dhomë konvikti me këngëtaren e njohur Parashqevi Simakun, duke e përshkruar si një njeri shumë të thjeshtë, që shpesh harronte faktin se ishte artiste e famshme.

Marjanaku u ndal edhe te situata aktuale e Simakut, duke komentuar videon virale të publikuar nga SHBA, për të cilën u shpreh se i ka shkaktuar dhimbje. Sipas saj, Parashqevi Simaku nuk ishte gati për atë lloj ekspozimi publik dhe figura e saj u shfrytëzua, ndërsa pretendimet për rikthim në skenë me koncert, sipas aktores, nuk janë reale në këto kushte.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics