Të paktën 16 të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Kolumbi, pranë komunës së Segovias, në verilindje të vendit, në një aks rrugor që lidh Medellín-in me bregdetin. Sipas mediave lokale, një autobus që transportonte rreth 40 studentë, të moshës 16–18 vjeç, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe u rrëzua në një humnerë disa dhjetëra metra të thellë.
Bilanci tragjik u konfirmua nga guvernatori i rajonit Antioquia, Andrés Julián Rendón, i cili bëri të ditur se 19 të rinj të tjerë mbetën të plagosur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në dy spitale në qytetet Segovia dhe Remedios, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
