Një shtyllë elektrike u përfshi nga flakët në zonën e Selvisë në Tiranë, pas një shkëndije elektrike, duke shkaktuar shpërthime të herëpashershme.
Ngjarja ndodhi pranë Medresesë, në një zonë me qarkullim të lartë, ndërsa qytetarët raportojnë mungesë ndërhyrjeje për mbi 20 minuta.Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, për të shmangur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.
