DPA prezanton 3 botime të reja studimore…

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka prezantuar 3 botimet më të reja studimore, që trajtojnë figura historike dhe të fushës së arkivistikës.

Botimet e prezantuara vijnë pas thirrjes periodike të DPA-së, për të përgatitur studime mbi një larmi temash në rrafshe të ndryshme të veprimtarisë publike.

LEXO LAJMIN E PLOTË PËR 18

Pas më shumë se një dekade, Angelina Jolie zbulon SHENJAT pas operimit në gjoks
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Arkivave, Endrit Musaj, përfaqësuesit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Bekim Aliu dhe Habibe Qovanaj, akademikë, si dhe arkivistë, studentë e studiues të fushave përkatëse.

Endrit Musaj u shpreh se këto botime japin një kontribut në historiografinë shqiptare, duke u bërë thirrje të gjithë të interesuarëve të aplikojnë dhe të dërgojnë propozimet e tyre, sipas kritereve të përcaktuara nga DPA-ja.

DPA prezanton 3 botime të reja studimore

Në fjalën e tij përshëndetëse, Aliu vlerësoi bashkëpunimin e vijueshëm me DPA-në në publikimin e përvitshëm të revistës “Arkivat Shqiptare”, e cila përfaqëson një produkt kulturor përtej kufijve shtetërorë. Ndërsa, Qovanaj shpalosi përmbajtjen e revistë arkivore, të vetmes në mbarë trojet shqiptare. Për të nëntin vit, ky publikim përmbledh punimet e Konferencës periodike Mbarëkombëtare të Arkivistikës, të paraqitura prej studiuesve dhe arkivistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Dy prej botimeve të publikuara rishtas vijnë në trajtën e punimeve monografike ose të përmbledhjeve të dokumenteve rreth personaliteteve dhe zhvillimeve historike.