E PAPRITUR në “BBVK”! Banorja humb vetëdijen dhe përfundon në spital



Një situatë e papritur ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” gjatë ditës së sotme. Banorja Alba Pollozhani ka humbur vetëdijen gjatë qëndrimit në shtëpi, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm tek stafi dhe banorët e tjerë.

Sipas raportimeve gjendja e saj ka kërkuar ndërhyrje urgjente. Alba është transportuar me shpejtësi drejt një spitali privat, ku aktualisht po trajtohet nga ekipi mjekësor.

Burimet bëjnë me dije se ajo po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve të nevojshme për të kuptuar shkakun e këtij incidenti.

Mbetet e paqartë nëse ky episod do të ndikojë në vazhdimësinë e Albës brenda programit dhe në rrugëtimin e saj në spektakël.

Politics