“Në BE, ndonjëherë i ‘luajnë’ marrëveshjeve”- Anëtarësimi i vendit, Rama pas Samitit në Bruksel: Qëndrimi im, troç e pa dorashka!



Kryeministri Edi Rama ka folur për qëndrimin e tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku u shpreh se kërkoi që t’i qëndrojnë marrëveshjes për mbylljen e negociatave deri në 2027.

Edi Rama: Qëndrimi im ka qenë ai që dini dhe mënyra si kam mbajtur qëndrimin është ajo që dinim troç e pa dorashka.

Siç ua kam thënë dhe atyre, them atë që mendoj dhe bëj ata që thonë ata. Ne detyrat e shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte, sepse e dimë që përmes atyre detyrave do të jemi pjesë e BE.

Fjalën tonë e themi drejt dhe në sy, kjo e ka rritur vlerën në këto tryeza.

Kam theksuar se hapja gjithë kapitujve është për ne inkurajim, kam ripërsëritur domosdoshmërisë ti qëndrojnë marrëveshjes për mbylljen e negociatave deri në 2027, sepse e dini si janë këta, ndonjëherë i ‘luajnë’ marrëveshjeve.

Do të fillojmë reformat, përpjekjet kundër problemeve që këta kanë dëshirë ti përmbledhin tek lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Politics