“Nga mësues matematike në miliarder”! Ja si u bë i pasur Jeffrey Epstein



Ekziston një anë e jetës së Jeffrey Epstein që prokurorët dhe gazetarët e kanë hetuar plotësisht. Kjo anë ka të bëjë me abuzimet seksuale dhe rrjetin kriminal, që e çoi në burg.

Po ashtu, lidhjet e tij personale me familjen mbretërore britanike, kryeministrat, drejtorët dhe një rreth të madhe të famshmish, e cila është shfaqur gjithashtu në gjyqe dhe libra shumë e detajuar.

Por, ka edhe një anë më pak e eksploruar: origjina e pasurisë financiare e grumbulluar nga ky njeri që tani është bërë një obsesion i vërtetë amerikan.

Mënyra se si i grumbulloi Epstein miliardat e tij është objekt i një hetimi të gjatë të kryer nga “New York Times”, duke shqyrtuar ditarë personalë, dokumente financiare, dëshmi të dhëna autoriteteve gjyqësore dhe rrëfime të dorës së parë nga dhjetëra njerëz që kanë pasur të bëjnë me financierin midis fundit të viteve 1970 dhe fillimit të viteve 2000.

Këto hetime zbulojnë se talenti i vërtetë i Epstein, më shumë sesa matematika dhe pianoja, ishte gjithmonë arti i mashtrimit të të tjerëve.

Historia fillon me një ditë specifike. Ditën në fillim të vitit 1976 kur Epstein, atëherë një mësues 23-vjeçar i matematikës dhe fizikës në një shkollë të mesme prestigjioze pranoi një ftesë për një festë në një galeri arti në Manhattan.

Gjatë mbrëmjes, i njëjti person që i kishte bërë ftesën, babai i njërit prej nxënësve të tij e pyeti pse, duke pasur parasysh njohuritë e tij me aritmetikën, nuk e kishte konsideruar një punë në “Wall Street”.

Epstein shprehu interes dhe, disa ditë më vonë, nënshkroi një kontratë me “Bear Stearns”, një bankë e madhe investimesh.

Dyert e zyrës iu hapën atij pas një interviste me një menaxher i cili ishte thellësisht i impresionuar nga tre cilësi të profesorit të ri.

Ai kishte origjinë të përulur (Epstein ishte rritur në një familje të klasës punëtore), ishte i zgjuar dhe bindës dhe, mbi të gjitha, mezi priste të bëhej i pasur. Ai bëri një hap të madh drejt realizimit të asaj ëndrre me atë kontratë të parë.

Paga e tij fillestare ishte 25 000 dollarë në vit, ekuivalenti i rreth 140 000 dollarëve sot.

Shpejt dolën në pah dy tipare dalluese të personalitetit të Epstein: magnetizmi i tij ndaj grave dhe aftësia e tij për të kuptuar se cilat marrëdhënie personale të kultivonte dhe cilat të shfrytëzonte shkurtimisht për përfitime personale.

Brenda pak muajsh, ai u fejua me vajzën e njërit prej drejtuesve më të lartë të “Bear Stearns”, por u qortua gjithashtu për gënjeshtra në CV-në e tij.

Atje kishte shkruar se kishte studiuar në dy universitete të Kalifornisë. Ishte gjithçka e rreme. Por kur një epror e pyeti, Epstein arriti ta kthente situatën në favor të tij:.

Politics