Autoritetet turke kanë ngritur alarmin pasi kontakti me radion u humb me një avion privat që po transportonte shefin e shtabit të ushtrisë libiane, Mohammed Ali Ahmed al-Haddad, dhe katër persona të tjerë, pranë kryeqytetit Ankara.
Sipas tij, fluturimi ishte nisur nga Ankaraja drejt Tripoli dhe, teksa ndodhej mbi zonën Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se avioni i biznesit Falcon 50 ishte ngritur nga Ankaraja në orën 20:10 sipas kohës lokale, ndërsa kontakti me radion ishte humbur rreth orës 20:52.
Haymana, kishte kërkuar një ulje emergjente, por pas kësaj kërkese nuk u arrit më asnjë komunikim me ekuipazhin.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se të dhënat e gjurmimit ajror treguan devijim të fluturimeve nga aeroporti Esenboga i Ankarasë.
Ndërkohë, autoritetet turke nuk kanë konfirmuar nëse avioni është rrëzuar, por transmetuesit lokalë kanë shfaqur pamje ku shihet një shkëndijë drite në zonën ku dyshohet se u humb kontakti me avionin.
Vizita e shefit të shtabit të ushtrisë libiane në Ankara ishte njoftuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Gjatë qëndrimit të tij, al-Haddad ishte takuar me homologun turk dhe drejtues të lartë ushtarakë. Turqia mban marrëdhënie të ngushta me qeverinë e Libisë të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, të cilës i ofron ndihmë ekonomike dhe ushtarake.
