Makinat të bëra copash/ PAMJET nga aksidenti në Levan-Tepenelë, si humbi jetën shoferi 16-vjeçar (EMRI)



Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti me vdekje që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit.

Sipas Policisë, një automjet tip Mercedez me drejtues një 30-vjeçar është përplasur me një tjetër mjet tip Peugeot dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit, shtetasi Oktavio Merdanaj, 16-vjeç.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas raportimeve, shoferi 16-vjeçar, i cili ishte në timon pa patentë, ishte duke dalë në autostradë nga Cakrani dhe i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qënë e fortë dhe mjetet thuajse janë bërë copash. Shoferi i mjetit tjetër tip Benz është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale.

Politics