“Nga toka publike te tenderët milionësh”/ Hoxhaj zbulon prapaskenat: SPAK zbulon lidhjet e fshehta Rama-Bollino-Balluku



Një dosje hetimore e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK) ka hedhur dritë mbi një ndërthurje alarmante të interesave mes pronarëve të medias, biznesit dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë në Shqipëri.

Përgjimet e zbardhura tregojnë se si pronari i medias, Carlo Bollino, dyshohet se ka ndërhyrë tek ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të përshpejtuar pagesat për një tender mirëmbajtjeje rrugore, ku ai ishte përfitues direkt.

I ftuar në edicionin e pasdites në një emision televiziv, Julian Hoxhaj ka dhënë më shumë detaje mbi komunikimeve mes tyre, që sipas tij, zbulojnë një mekanizëm ku Bolino lobonte për interesat e tij financiare, ndërsa Balluku shfaqet duke i dhënë udhëzime për të komunikuar me një person të tretë, që shërbente si përfaqësues apo “prestanome”.

Ky rast specifik konsiderohet si një dëshmi e qartë e asaj që organizatat ndërkombëtare si OSBE/ODIHR, e kanë quajtur prej kohësh “kapje e medias nga pushteti”. Fenomeni shfaqet në dy forma kryesore, thekson Hoxhaj: ose media vihet nën trysninë direkte të qeverisë, ose pronarët e saj përdorin fuqinë mediatike për të çuar përpara interesa private biznesi, shpesh në konflikt të hapur interesi.

Shembulli më flagrant i kësaj marrëdhënieje është mënyra se si televizioni i Bolinos, Report TV, siguroi pronën ku ka ndërtuar selinë e tij. Bëhet fjalë për një truall publik prej 4,000 metrash katrorë, i cili sipas planeve urbanistike ishte parashikuar për ndërtimin e një shkolle për komunitetin lokal. Në vend të kësaj, prona iu dha biznesmenit me një kontratë qiraje simbolike prej 1 euroje. Ky transaksion u bë i mundur pas një serie vendimesh të personalizuara të Këshillit të Ministrave, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Duke filluar nga viti 2014, sipas Hoxhajt, qeveria ndryshoi kuadrin ligjor për dhënien me qira të pronave publike, duke shtuar një aneks që lejonte edhe mediat të përfitonin nga kjo skemë favorizuese. Ironia qëndron në faktin se kontrata fillestare parashikonte rikonstruksionin e godinave ekzistuese në truall, të cilat pas 20 vitesh do t’i ktheheshin shtetit.

Kompania aplikoi për leje ndërtimi për shembjen e plotë të tyre, një veprim në kundërshtim me kontratën. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shërbeu si preteksti ideal për të justifikuar shembjen dhe ndërtimin e godinës së re. Ndikimi i këtyre interesave ekonomike shtrihet edhe në politikën editoriale të medias në fjalë. Hoxhaj vëren se qëndrimi i televizionit ndaj projekteve qeveritare ka ndryshuar në varësi të ecurisë së marrëdhënieve të biznesit.

Një shembull është pasqyrimi i projektit të Unazës së Madhe, i cili fillimisht u paraqit si një “mrekulli” dhe më vonë, kur interesat duket se u prishën, nisi të kritikohej për problemet e trafikut që shkaktonte. Kjo situatë nxjerr në pah një realitet të hidhur, ku media, në vend që të shërbejë si një qen roje i demokracisë dhe interesit publik, shndërrohet në një vegël në duart e pronarëve për të siguruar favore dhe përfitime financiare nga pushteti, duke shtrembëruar informacionin dhe duke dëmtuar rëndë besimin e publikut.

Ka dhe përgjigje ku zonja Balluku i thonte që disa drejtorë po i mbajnë me lekë xhepi. Evis Berberi i çonte para Carlo Bolinos. ajo historia më e rëndë. Ndoshta ajo që ne si gazetarë, si qytetarë, si njerëz që e njohim shumë mirë se çfarë ndodh në media, e dimë, e kemi thënë, e kemi shprehur, por jo vetëm ne, e ka shprehur organizata ndërkombëtare, është në çdo raport OSBE-ODIHR-it dhe në çdo raport të organizatave të mediave ndërkombëtare që në Shqipëri media është sot ose e kapur nga pushteti, pra nën trysninë e pushtetit. Pra, dosja e Ballukut, ai fragment që ka dalë në fakt, nga dosja e Belinda Ballukut tregon që dhe media në këtë rast është e përfshirë, por ne nuk e dimë ende masën. Pra, nuk e dimë deri sa shkon përfshirja e medias. Sigurisht që investigimet tona kanë treguar që të paktën për rastin konkret, për rastin e zotit Bolino, kemi të bëjmë me një përfshirje dhe një ndërthurje të interesit direkt të tij me pushtetin e Edi Ramës.

Është ironike në fakt sepse ai ka deklaruar vite më parë, konkretisht në periudhën kur kishte nisur procedurat për marrjen e ish-repartit të orëve, ku u ndërtua sot televizioni Report Televizion, kishte deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje interesi, se nuk përfitonte tendera publikë nga qeveria, por në të vërtetë, ë, ka rezultuar e kundërta. Unë do ta nis pikërisht tek dosja e Belinda Ballukut. Dosja e Belinda Ballukut është një rast alarmant përsa i përket situatës në Shqipëri, jo vetëm të të medias, por pronarëve të mediave, të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë që ministrat apo zyrtarët e lartë të qeverisë të japin tendera publik për lidhje biznesi. Dosja ose ai fragment na ka zbuluar diçka, që Belinda Balluku e referon zotin Bolino sikur është përfitues direkt i tenderit për të cilin bëhet fjalë, i parave për të cilat ai i kërkon Belinda Ballukut që të disbursohen sa më shpejt, sepse ajo i thotë që komuniko me personin i cili e përfaqëson.

Pra, kemi të bëjmë me raste prestanomesh që ne në emision i kemi diskutuar shpesh dhe në këtë rast duket sikur personi që ka fituar tenderin duket si një prestanome, por sigurisht që nuk dua të të komentojmë tej pasi kjo është punë e drejtësisë dhe duhet ta verifikojë drejtësia, por një pronar i një televizioni ndikon drejtpërdrejtë, ose i shkruan ministres drejtpërdrejtë, që ajo të zgjidhë çështjen e pagesave për kontratën në fjalë. Ajo që kemi zbuluar ne është se nuk ishte thjesht një interes apo po bëjmë një çështje miqësie, por ndikimi lidhej pasi zoti Bolino është përfitues nga personi për të cilin ai ndikon për disbursimin e këtyre parave, sepse personi ë, i dhe kompania kanë hartuar projektin e Report Televizion.

Pra, deri këtu kuptojmë se si janë ndërthurur interesat e zotit Bolino me zonjën Balluku dhe se si media e tij ishte vënë në shërbim të zonjës Balluku deri në momentin që si duket u prishën këto interesa, sepse kjo media e ka pasqyruar, për shembull, një nga historitë e korrupsionit që po hetohet nga SPAK, pra atë të Unazës së Madhe si një histori mrekullie, deri në momentin kur duket se interesat e tyre nuk përputheshin më, apo ka pasur një krisje dhe Carlo Bolino sigurisht ka qenë një nga, po themi, ose institucioni që ai drejton, që e ka në pronësi, ka filluar, po, e cilësonte Unazën e Madhe, pra i bënte lajme për trafikun, që është gjithashtu një problem dhe që sot ne e themi, e kemi thënë qëkur që as Unaza e Madhe nuk e ka zgjidhur problemin e trafikut në Tiranë. Por historia nuk, nuk mbaron këtu.

Historia ka nisur shumë më herët. Marrëdhënia me Edi Ramën është ajo që zbulon gjithçka. Marrëdhënia apo kthimi i një media në ekran qeveritar ku bëhet propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe sulmohet opozita, sigurisht që është shumë e rëndë. Qytetarët shqiptarë sot vuajnë probleme nga më të mëdha dhe problemi më i madh sot i qytetarëve shqiptarë është korrupsioni qeveritar, korrupsion të cilin ne nuk e shohim të pasqyruar në mediat që janë pro-qeveritare. Ky korrupsion, përkundrazi, nga këto media është përkthyer në forma të ndryshme propagande si investime të mëdha, si mrekulli, të cilat i hidhet hi syve qytetarëve dhe më pas qytetarët sigurisht që kuptojnë ose informohen me një realitet të shtrembëruar, një realitet i cili nuk i shërben, po themi interesit publik të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Çështja e tokës për shembull, ne jemi marrë, të paktën tre herë me këtë çështje. Pra emisioni Plug që në gjenezën e vet, që në nisje të vet e ka filluar me këtë histori, sepse është një nga ato raste flagrante që nuk është problemi sepse ju dha tokë një biznesmeni për të ndërtuar një media. Problemi është te procedura, mënyra se si ka vepruar qeveria, sepse po ju bëj një paralelizëm. Për tokën ku sot është ndërtuar televizioni, është deklaruar nga vetë pronarët e kësaj prone që aty ishte e parashikuar të ndërtohej një shkollë që do t’i shërbente të gjithë njësisë shtatë. Jo vetëm që nuk u ndërtua shkolla, por historia ka treguar që ajo tokë është dhënë në mënyrë të kundërligjshme. Vetë kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një seri vendimesh të Këshillit të Ministrave të personalizuara. Kanë nisur që në vitin 2014-2015, kur qeveria ndërhyri në vendimin e Këshillit të Ministrave për dhënien e tokave e pronave publike me qira 1 euro dhe në vendim u fut edhe aneksi ku këto lloj pronash mund t’i përfitonin edhe mediat.

Dhe më pas çfarë ndodhi? Kjo pronë publike, pasi u ndryshua VKM-ja, U bë një vlerësim, patjetër, u bë një vlerësim. Pra, shiko, deri te shkolla është një histori tjetër, por unë po shpjegoj procedurën. Pra, ju bë një rivlerësim kësaj prone dhe tha që ne do ta japim me qira, tha shteti, ndërkohë që shteti e dinte shumë mirë që ajo pronë i ju përkiste disa personave, ishin ish-pronarët, familja Llagami, të cilët kishin që në vitin 1994 që e kishin marrë të drejtën e kompensimit, por nuk ishin zbatuar ligjet dhe vendimet, por do të flasim dhe për këtë çështje, sepse edhe kjo është një histori më vete ulëritëse se si dhe çfarë bën sistemi gjyqësor në Shqipëri. Dhe pas tij toka u nxor në ankand, pati një dështim të ankandit, që do të ishte rreth 70,000 euro në vit qiraja e kësaj prone në qoftë se do të ishte realizuar ankandi dhe më pas ndodhi që bën një kërkesë zoti Bolino, e merr pronën me qira 1 euro dhe kontrata parashikonte që godinat ekzistuese të repartit të orëve do të rikonstruktoheshin.

Pra, ai do t’i merrte ato prona për 20 vjet në përdorim, do të investonte në godinat ekzistuese duke i përshtatur ato për funksionet e televizionit dhe pas 20 vjetësh godinat do t’i riktheheshin së bashku me truallin përsëri shtetit. Po çfarë bëri shteti, qeveria, Edi Rama, Anila Denaj dhe zyrtarë të tjerë pastaj të Agjencisë së Trajtimit të Pronave? Pasi u lidh kontrata, zoti Bolino aplikon direkt për lejen e ndërtimit dhe leja e ndërtimit aplikohet përpara se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit 2019. 2019. Leja e ndërtimit supozonte që qëllimi ishte i qartë, që toka do të merrej për të shembur godinat, por ndërkohë e kishin bërë gafën në kontratë, sepse në kontratë nuk e kishin parashikuar dhe tërmeti ishte, po themi, ndodhia e duhur, ndodhi në kohën e duhur, në momentin e duhur, sepse u përdor si pretekst që të shembeshin.

Politics