Në pamje të publikuara nga mediat palestineze shihet një kolon izraelit, njëkohësisht reservist në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, duke goditur me një motoçikletë katërrotëshe një palestinez që po falte namaz anash një rruge.
Ngjarja ndodhi në fshatin Deir Jarir, në veri të Ramallahut të Bregut Perëndimor, shkruan gazeta ‘The Times of Israel’.
Në videon pa zë shihet palestinezi duke u goditur, ndërsa izraeliti që po e drejtonte katërrotëshin kishte pushkë gjysmautomatike të ngjitur pas shpinës.
Rezervisti izraelit zbret nga katërrotëshi dhe i bërtet palestinezit, duke i bërë me gjeste që të largohej nga ai vend.
© SYRI.net
