DETAJET/ Aksident i rëndë në vend, automjeti përplas qytetarin që po lëvizte me biçikletë



Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, mjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari nga biçikleta është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Mësohet se i dëmtuari ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, çka mund të ketë sjellë edhe aksidentin.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Politics