Një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter goditi rreth 31 kilometra larg bregdetit të qytetit verilindor të Tajvanit, Yilan, këtë të shtunë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, thellësia fokale e tërmetit ishte 67.5 kilometra (42 milje).
Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei. Departamenti i Zjarrfikësve tha se vlerësimet e dëmeve ishin duke u zhvilluar.
Në videot e mëposhtme të postuara nga media të huaja, tregohen ambjente gjatë goditjes së tërmetit.
