Ilir Shtufi dhe lidhjet me Shkëlzen Berishën: dëshmi dhe kontrolle në SPAK për Lotin 4 të Unazës

Ilir Shtufi, pronar i kompanisë Nova, ka dëshmuar më 8 dhjetor 2025 në SPAK në kuadër të hetimeve për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, ku dyshohet për paracaktim nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Shtufi ka treguar për rrethanat e bashkëpunimit me kompaninë “Euroteorema Peqin”, me të cilën kishte hezituar fillimisht të bashkëpunonte për shkak të kërkesave të saj për mazhorancën e punimeve. Ai ka pranuar të takohet me Evis Berberin, titullarin e autoritetit kontraktor për tenderin, dhe pas këtij takimi vendosi të bashkëpunojë me “Euroteorema Peqin”.

LEXO LAJMIN E PLOTË PËR 18

Në kuadër të hetimit, SPAK ka ushtruar kontrolle personale ndaj Shtufit, si dhe kontroll të banesës dhe zyrës së tij, pjesë e procedurës standarde për verifikimin e dokumentacionit dhe elementëve të mundshëm të dyshimtë.

Ilir Shtufi njihet gjithashtu si ndërtues i shumëkatëshit “Mali i Tiranës” dhe për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, djalin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Aktualisht, sipas mediave mësohet se Shkëlzen Berisha jeton me qira në një vilë të Shtufit në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” në Tiranë, duke e bërë pjesë të hetimeve edhe këtë lidhje personale dhe biznesore.

Hetimi i SPAK vijon, ndërsa fokus i autoriteteve mbeten procedurat e tenderit dhe çdo ndikim i mundshëm i lidhjeve mes palëve në dhënien e kontratës për Lotin 4 të Unazës së Madhe.joq