Qyteti i Elbasanit është paralizuar nga trafiku nga të gjitha hyrjet dhe daljet.
Kolonat kilometrike shihen gjatë gjithë ditës, ndërsa në mbrëmje qarkullimi rëndohet edhe me tepër në akset Tiranë-Elbasan, Cërrik-Elbasan dhe Librazhd- Elbasan.
Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shumta sezonale e kanë kthyer qytetin në një nyje të vështirë për qarkullimin. Mungesa e bypass-it dhe e rrugëve dytësore për fshatrat përreth e komplikon më tej situatën.
Në unazën jugore të qytetit duhet të koordinohen qindra mjete nga fshatrat përreth, ato me destinacion Cërrikun dhe Gramshin, si dhe trafiku i rëndë në aksin Elbasan-Qafë Qanë, i cili lidh juglindjen me kryeqytetin, portin e Durrësit dhe pikat doganore të Qafë Thanës dhe Kapshticës.
Ekspertët paralajmërojnë se, nëse emigrantët do të ktheheshin njëkohësisht, rrugët ekzistuese do të bëheshin thuajse të pakalueshme.
