Momenti kur bie zjarri dhe njerëz që përpiqen të shpëtojnë, pamje tronditëse nga Crans Montana (Video)



Pamjet e momentit kur bie zjarri dhe tentativat e të rinjve për të shpëtuar

Një video e re tronditëse nga tragjedia në Crans Montana u publikua nga mediat zvicerane, ku shihen dhjetëra njerëz duke u përpjekur të shpëtojnë nga bari që digjet.

Në fakt, disa persona mbetën të bllokuar në shkallët e barit, në përpjekjen e tyre për të dalë nga ndërtesa, me momentet që janë tronditëse. Informacioni deri më tani nga autoritetet lokale tregon se të paktën 47 persona kanë humbur jetën, ndërsa Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, foli për 16 italianë që rezultojnë të zhdukur.

Po ashtu një video që qarkullon në mediat sociale pretendon se janë kapur momentet e para të zjarrit që shpërtheu në Crans-Montana.

Videoja tregon flakët që përhapen në çatinë e ndërtesës, ndërsa dëgjohet muzikë dhe klientët shihen duke ikur nga vendi i ngjarjes.

E njëjta video tregon edhe pamje nga pjesa e jashtme e lokalit të përfshirë nga flakët dhe njerëzit dëgjohen duke bërtitur nga frika.

Politics