Nga ky fillim viti hyn në fuqi dhe vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore ashtu sic njoftoi më herët edhe kryeministri Edi Rama.
Rritja do të jetë e përmuajshme sipas kategorive të ndryshme të pensionistëve.
Përfituesit në qytet do të marrin shtese rreth 1.800 lekë në muaj, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme, 1000 lekë në muaj për pensionet rurale, 700 lekë në muaj për pensionet familjare dhe 600 lekë për pensionet e invaliditetit.
Kjo skemë e re e panjohur më parë, synon të përmbushë angazhimin e qeverisë për të çuar pensionin minimal në vend 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në qytet 40 mijë lekë.
Aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Një nga viktimat nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit
Nga 1 janari paga minimale 50 mijë lekë
VIDEO/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Zvicër, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur! Pamjet kur flakët…
Por cfarë do të përfitojnë konkretisht një pensionist i cili sot merr 27 mijë lekë në muaj?
Në vitin 2029, ai do të marrë 40 mijë lekë në muaj. Edhe për pensionin e dalë nga kontributet në fshat, një individ që sot merr 11 mijë lekë, pas 4 vitesh ai do të ketë pension mujor 18 mijë lekë.
Sot përfitues në skemë e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë, numri i të cilëve shtohet çdo vit me 15 mijë pensionistë. Nderkohe Ministria e Ekonomisë dhe inovacionit ka lajmëruar se brenda vitit 2026 pritet reformimi I skemes se pensioneve me synim rritjen e qendrueshmerise dhe perfitimit.


