Incident në banesën e zv.presidentit amerikan, thyhen dritaret e shtëpisë, i dyshuari ndalohet nga Shërbimi Sekret



Një incident është regjistruar pas mesnate në banesën e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, në lagjen East Walnut Hills të qytetit Cincinnati, njoftuan autoritetet amerikane.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij të ndodhur në William Howard Taft Drive, ndërsa Shërbimi Sekret amerikan kërkoi ndërhyrjen e policisë lokale rreth orës 00:15, pasi agjentët vunë re një person që po lëvizte me shpejtësi në zonë.

Sipas një deklarate zyrtare, i dyshuari theu disa dritare të banesës dhe u ndalua pak më vonë nga agjentët e Shërbimit Sekret. Nuk raportohet për persona të lënduar.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së po bashkëpunon me Policinë e Cincinnati-t dhe Zyrën e Prokurorit Federal, ndërsa po shqyrtohen vendimet për ngritjen e akuzave”, thuhet në deklaratë sipas mediave amerikane.

Autoritetet sqaruan se zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë në momentin e incidentit, pasi ishin jashtë qytetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë./Lajmiifundit.AL/


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics