Wiz Air “i përlan” pasagjeres 73 euro për bagazhet, plasin ankesat për aeroportin e Tiranës: Na humbën sendet në skaner!



Brenda 24 oreve te fundit, Aeroporti Nderkombetar i Tiranes, “Nene Tereza” ka marre disa komente negative nga pasagjeret e huaj qe kane kaluar aty.

I pari, dhe ai qe duket me kritiku, eshte ai i nje gruaje qe ankohet publikisht se kompania Wiz Air i ka faturuar 73 euro te papritura ne aeroport per bagazhet.
“Përshtypje shumë e keqe. Aeroport i vogël, i organizuar dobët me tualete të ndyra.
Përveç kësaj, Eizz Air na mbajti gjatë hipjes në aeroplan dhe na ngarkoi 73 euro shtesë për një bagazh. Staf jo miqësor. Nuk e rekomandoj”– shkruan ajo.

Wiz Air “i përlan” pasagjeres 73 euro për bagazhet, plasin

Me pas vjen edhe situata me e rende me humbjen e sendeve gjate kalimit ne skaner.
“Mbërrita në aeroportin e Tiranës nga Mali i Zi për të vazhduar për në Stamboll. Shkova te skaneri dhe i futa gjërat e mia në shporta, përfshirë edhe syzet e diellit. Prita për gjërat e mia dhe vura re se më mungonin syzet.

Pyeta punonjësit që po shikonin në ekran, ata thanë se mungonin, protestova, pastaj erdhi gruaja që po kryente kontrollin, fjalë për fjalë tundi dorën përmes skanerit dhe tha se nuk kishte asgjë, dhe një minutë më parë më thanë të hiqja syzet nga koka dhe t’i fusja në shportë.
Nuk e di çfarë ndodhi dhe si u avulluan, dhe dua t’ju them, vendosni gjithçka të vogël në çantat tuaja dhe vetëm pastaj në shportat për skanerin. Askush atje nuk do t’ju ndihmojë të gjeni sende personale që janë avulluar në një gjatësi prej 5 metrash”, shkruan pasagjerja nga Mali i Zi.

Wiz Air “i përlan” pasagjeres 73 euro për bagazhet, plasin

Per te njejten gje eshte ankuar edhe nje tjeter pasagjer 5 dite me pare qe shkruan:
“Aeroporti më i keq… Punonjësit janë shumë të paedukatë dhe të marrin sendet personale pa asnjë arsye. Dyshemeja dridhet sa herë që ulet një aeroplan. Pa dyshim, një nga përvojat e mia më të këqija”.

Wiz Air “i përlan” pasagjeres 73 euro për bagazhet, plasin

Nje tjeter pasagjere qe ka kaluar ne Rinas, ankohet per pagesat aty dhe u ben thirrje njerezve qe te ruajne faturat pasi asgje nuk do t`ju njjihet:
Kini kujdes, kërkoni provë ose faturë kur paguani për bagazhet tuaja, përndryshe rrezikoni të paguani dy herë nëse keni një ndalesë në një vend tjetër. Agjenti i regjistrimit mund të mos e regjistrojë pagesën tuaj; është një fluturim ekipor.

Wiz Air “i përlan” pasagjeres 73 euro për bagazhet, plasin

Politics